1. Hyrje
Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Easypay Sh.p.k., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) K61730019P, me seli në adresën: Rruga ‘Ismail Qemali’, Objekti Nr.30, Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, e autorizuar nga Banka e Shqipërisë të ushtrojë aktivitet financiar jobankar për të mundësuar pagesat në rrugë elektronike në Republikën e Shqipërisë, dhe klientëve përkatës EasyPay, e cila parashikon Kushtet dhe Afatet e Përgjithshme të përdorimit e të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike nëpërmjet përdorimit të aplikacionit EasyPay të aksesueshëm nga aparati celular ose nëpërmjet faqes zyrtare së internetit www.easypay.al (në vijim referuar si “Kushtet dhe Afatet e Përgjithshme” ose “Kushte të Përgjithshme”).
Duke kryer pagesa në rrugë elektronike nëpërmjet aplikacionit EasyPay, faqes së internetit www.easypay.al dhe mjeteve elektronike të pagesave të listuara në këtë faqe, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjithë shërbimet e pagesave të ofruara nëpërmjet faqes së internetit www.easypay.al, aplikacionit EasyPay në aparatin celular ose nëpërmjet mjeteve të tjera elektronike të pagesave.
Në rast ndryshimi të Kushteve të Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe internet dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi në përputhje me parashikimet e Nenit 10 të Kushteve të Përgjithshme. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të komunikohen dhe publikohen në rastin e ofrimit të tyre në www.easypay.al. Nëse Klienti nuk është dakord me kushtet shtesë ose me ndryshimet e Kushteve të Përgjithshme, në çdo moment, mund të disinstalojë Aplikacionin EasyPay ose të veprojë në përputhje me parashikimet e Nenit 10 të Kushteve të Përgjithshme.
EasyPay nuk mban përgjegjësi nëse gjatë lundrimit në këtë faqe interneti mund të shkarkohen materiale të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, EasyPay nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin e vizitorit gjatë hyrjes në faqen e EasyPay. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer pagesa elektronike. EasyPay mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e pagesave nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Shkelja e secilës prej dispozitave të këtyre Kushteve Afateve të Përgjithshme i jep të drejtë EasyPay të ndërpresë apo refuzojë një pagesë në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.
Klienti prezumohet se i ka pranuar këto Kushte dhe Afate dhe Tarifat përkatëse, siç do të ndryshohen herë pas here, dhe që hyjnë në fuqi me nënshkrimin e Kontratës ndërmjet Easypay Sh.p.k. dhe Klientit, ose nëpërmjet dhënies së ‘Pëlqimit Paraprak’ për pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme ne faqen zyrtare te EasyPay: www.easypay.al.
Në çdo rast Klienti ka të drejtë të përdorë Aplikacionin EasyPay vetëm për vete (përdorim personal) dhe nuk mund t’ia cedojë përdorimin e aplikacionit EasyPay të tjerëve në çfarëdolloj forme. Çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
Në çdo rast, për të përdorur Aplikacionin EasyPay, Klienti do të duhet të respektojë edhe kushtet e përdorimit të palëve të treta, kur kjo është e nevojshme.
Klienti duhet të lexojë dhe kuptojë plotësisht këto Kushte dhe Afate për përdorimin e Shërbimeve EasyPay dhe nëse nuk jeni dakord me to, nuk duhet të proçedoni me regjistrim apo kryerjen e shërbimeve EasyPay.
2. Proçedura e kryerjes së pagesës në rrugë elektronike (online)
Për të kryer një pagesë në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.
Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
Klienti merr përsipër të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë.
Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit ose në rast se do të kryejë një pagesë, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Për të kryer një pagesë në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.
Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij.
Klienti merr përsipër të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij.
Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë.
Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit ose në rast se do të kryejë një pagesë, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen pagesën nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të kësaj pagese, e cila përmban të dhëna mbi produktin apo shërbimin, dhe çmimin e tij.
EasyPay nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen pagesë një person tjetër i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.
Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit e te dhënave të llogarisë elektronike EasyPay apo të kartës bankare, përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të EasyPay. EasyPay nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse llogaria EasyPay apo karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një llogari apo kartë e vjedhur ose e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.
EasyPay nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të EasyPay apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e EasyPay përkatësisht.
3. Udhëzime mbi proçedurën e paraqitjes së ankesave dhe zgjidhjen e tyre
Klientët EasyPay mund të paraqesin ankesë për çështje të ndryshme të lidhura me Shërbimet EasyPay. Me poshtë renditen mënyrat përmes të cilave Klienti EasyPay apo përdoruesi i Shërbimeve të pagesave EasyPay paraqet ankesën e tij:
- Telefonatë falas në numrin e Shërbimit për Klientët EasyPay dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave EasyPay 00355 42 264 982. Shërbimi është i disponueshëm 09:00-21:00, 6 (gjashtë) ditë në javë, nga e hëna në të shtunë.
- Pikat e Agjentëve të autorizuar të shoqërisë Easypay Sh.p.k. gjatë orëve të punës së tyre.
- Ankesë me shkrim të dërguar përmes shërbimit të postës në adresën zyrtare Shoqëria Easypay Sh.p.k., Rruga ‘Ismail Qemali’, Objekti Nr.30, Hyrja 7, Kati III, Tiranë.
- Postë elektronike duke dërguar ankesën në adresën e e-mail: [email protected]
Ankesat, në varesi të llojit të tyre, shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse të shoqërisë Easypay Sh.p.k, në bazë të informacionit të marrë nga degë apo sektorë të tjerë sipas rregullave përkatëse dhe zgjidhja jepet në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara në Kushtet dhe Afatet e ofrimit të Shërbimeve EasyPay.
Afati kohor për njoftimin e Klientit në lidhje me përfundimet e analizës së ankesës është deri 3 (tre) ditë pas marrjes së saj në një nga mënyrat e përshkruara si më sipër.
EasyPay do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference.
Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të Klientëve dhe përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga EasyPay në lidhje me këto ankesa.
4. Udhëzime në lidhje me proçedurën e anullimit të Transaksioneve
Klienti EasyPay mund të kërkojë anullimin e një transaksioni të kryer nga llogaria e tij/ saj EasyPay duke telefonuar Shërbimin për Klientët EasyPay në numrin 00355 42 264 982 brenda një periudhe prej 3 (tre) orësh nga momenti i kryerjes së transaksionit. Arsyeja e kërkesës për anullim të transaksionit është vetem se Klienti ka vendosur një shumë të pasaktë.
Në rast të kryerjes së pagesës elektronike me përdorimin e Kartave të Debitit, Kreditit, Klienti duhet të kontaktojë menjëherë Shërbimin për Klientët e ofruesit të kartës për kërkesë anullimi transaksioni.
Për të filluar anullimin e transaksionit është e domosdoshme që shuma e transaksionit që kërkohet të anullohet të jetë plotësisht dhe jo pjesërisht e kthyeshme.
Pasi kanë përfunduar verifikimet e nevojshme mbi kërkesën e paraqitur për anullim transaksioni, EasyPay ose Banka përkatëse lëshuese e kartës, komunikon me klientin dhe departamentet përkatëse për kryerjen e proçedurës së anullimit të transaksionit dhe rikthimit të fondeve të klientit në llogarinë EasyPay, ose në llogarinë e tij bankare të mbajtur në bankën lëshuese të kartës.
Në rast të një ndodhie përtej kontrollit të arsyeshëm të secilës Palë të përfshirë në këtë marrëveshje, kryhet një anullim Eventi për të cilin klientët EasyPay kanë kryer pagesat e tyre, pergjegjesitë do tӫ kalojnë tek Partneri i EasyPay i cili organizon eventin. Nëse Partneri Organizues i Eventit mundëson rimbursimin për shkak anullimi përtej kontrollit të arsyeshëm, EasyPay do të sigurohet që fondet e paguara nga klienti të rikthehen në vlerë të plotë në llogarinë EasyPay të Klientit, ose në llogarinë e tij bankare të mbajtur në bankën lëshuese të kartës. EasyPay nuk mban përgjegjësi në rimbursim në rast anullimi nӫse Partneri Organizues i eventit nuk e mundӫson atӫ.
5. Siguria dhe përdorimi i paautorizuar
Llogaria e Klientit EasyPay është e lidhur me vetëm një ‘Fjalëkalim të personalizuar’ dhe një adresë poste elektronike (e-mail) të përcaktuara nga Klienti EasyPay në momentin e regjistrimit. Vetëm Klienti mund të përdorë këtë ‘Fjalëkalim’ online ose në pajisjen celulare për të aksesuar dhe përdorur Llogarinë EasyPay.
Klienti ka përgjegjësi për ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të pajisjes celulare apo për përdorimin e llogarisë online (web), dhe për ruajtjen në mënyrë të sigurt të ‘Fjalëkalim-it’. Klienti përgjigjet për kryerjen e të gjithë transaksioneve në përputhje me parashikimet e vendosura në këto Kushte dhe Afate.
Klienti EasyPay ka detyrimin të njoftojë menjëherë EasyPay në lidhje me ndryshimet në të dhënat personale të lidhura me llogarinë e tij/saj EasyPay.
Klienti duhet të njoftojë menjëherë Shërbimin EasyPay për Klientin në numrin 00355 42 264 982 në rast materializimi të një prej ngjarjeve të mëposhtme:
- Janë kryer transaksione pa dijeni dhe pa miratim të Klientit;
- Ka gabime apo mospërputhje në balancën e Klientit;
- Të dhënat e aksesimit të llogarisë EasyPay janë keqpërdorur, humbur, kopjuar;
- Vihet re një mashtrim apo abuzim në lidhje me llogarinë EasyPay të klientit.
6. Produktet dhe Çmimi
Duke vizituar faqen www.easypay.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve e pagesave, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e shërbimet e listuara.
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të EasyPay janë çmimet neto me TVSH.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa shërbimeve apo produkteve, EasyPay do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.
Sidoqoftë, në lidhje me produktet/ shërbimet e ofruara/ komercializuara nga të tretët nëpërmjet platformës EasyPay, EasyPay nuk ka asnjë kontroll mbi këto produkte/ shërbime dhe, si rrjedhim, nuk ofron asnjë garanci në lidhje me to (cilësinë apo ekzistencën e tyre). Për më shumë qartësi, EasyPay mban përgjegjësi vetëm dhe ekskluzivisht për kryerjen dhe procesimin e pagesës për blerjen e produkteve/ shërbimeve nga Klientet, në përputhje me këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme.
7. Konfirmimi i Pagesës
Pas përfundimit të kryerjes së pagesës online për blerjen e produktit (-eve) apo shërbimit (-eve) në rrugë elektronike, EasyPay i konfirmon Klientit menjëherë pagesën. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon pagesën në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi shërbimin/ produktin, sasinë, çmimin dhe numrin unik të transaksionit.
Pagesa e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga EasyPay.
Porosia e Klientit mund të rishikohet nga EasyPay, dhe konsultohet me klientin në rast paqartësie. EasyPay informon Klientin për çdo rast.
8. Mënyrat e Kryerjes së Pagesës
Klienti mund të kryejë pagesën me:
- Pagesë online nëpërmjet përdorimit të llogarisë EasyPay.
- Pagesë online me mjetet e tjera të pagesave elektronike të listuara në faqen zyrtare të EasyPay: www.easypay.al: Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
Vini Re:
- Në rastin e pagesave me kartë debiti ose krediti (e çdo lloji), gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të EasyPay dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të EasyPay.
- Në rastin e pagesave nëpërmjet përdorimit të llogarisë elektronike EasyPay, gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave te EasyPay dhe të dhënat e klientit, ruhen nga elementë sigurimi të enkriptuar dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
9. Përdorimi i të Dhënave Personale:
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe EasyPay zbaton rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse dhe merr përsipër të përmbushë çfarëdolloj detyrimi ligjor për këtë qëllim.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e pagesave nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, klienti duhet tё njoftojë menjёherё EasyPay.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email:
[email protected].
EasyPay nuk ka të drejtë t’i cedojë të dhëna personale të Klientit pa miratimin eksplicit të Klientit.
10. Pronësia Intelektuale
Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e EasyPay. Të gjithë elementët e përdorur në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë EasyPay Sh.p.k. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu dhe Klienti, në asnjë mënyrë nuk mund të fshijë, cënojë ose modifikojë çfarëdolloj copyright, markë tregtare të regjistruar apo jo apo shenjë dalluese, në cfarëdolloj forme, që i përket EasyPay dhe është vizualizuar prej saj në faqen zyrtare ose ne Aplikacion.
11. Ndryshime të Kushteve, Afateve dhe Tarifave
EasyPay rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këto Kushte, Afate dhe Tarifa. Këto ndryshime do t’i njoftohen klientit 7 (shtatë) ditë përpara kryerjes së ndryshimeve me anë të një njoftimi elektronik/ postë elektronike në adrescn e e-mail të Klientit të lidhur me Shërbimin EasyPay, ose nëpërmjet faqes zyrtare së internetit të EasyPay. Me kalimin e afatit të njoftimit, Klienti do të konsiderohet se është njoftuar për këto ndryshime.
Me vazhdimin e përdorimit të Shërbimeve EasyPay pas hyrjes në fuqi të Kushteve, Afateve dhe Tarifave të ndryshuara të përdorimit, Klienti do të konsiderohet se ka rënë dakord me ndryshimet e parashikuara më sipër. Nëse Klienti nuk është dakord me një nga ndryshimet, atëhere ai/ ajo nuk duhet të vazhdojë të kryejë transaksione me EasyPay dhe duhet të komunikojë me EasyPay ose të paraqitet pranë një Agjenti EasyPay për të kërkuar zgjidhjen e Marrëveshjes së shërbimit me EasyPay brenda afatit të njoftimit të ndryshimit ose të disinstaloje Aplikacionin, përndryshe do të konsiderohet se i ka pranuar këto ndryshime.
12. Pasqyra e veprimeve të llogarisë
Klienti ka të drejtë të perftojë një raport të balancës dhe të kërkojë informacion për transaksionet e kryera përmes aksesimit në Aplikacionin EasyPay ose duke telefonuar Shërbimin për Klientët EasyPay. Me kërkesë të Klientit, mund të vihen në dispozicion te Klientit, deklara të printuara të llogarise EasyPay dhe të transaksioneve të kryera në lidhje me Shërbimet EasyPay.
13. Mosfunksionim apo keqfunksionim i pajisjeve dhe garanci të tjera
EasyPay nuk është përgjegjëse për humbje që lindin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve celulare apo pajisjeve të tjera fundore, që rezultojnë nga rrethana përtej kontrollit të arsyeshëm.
Klienti e shkarkon Aplikacionin EasyPay, me vullnet të plotë dhe të lirë të tij, merr përsipër çfarëdolloj rreziku në lidhje me të dhe mban ekskluzivisht përgjegjësinë për dëmet eventuale që mund të pësojnë hardware-t në përdorim të tij ose humbja e të dhënave që mund të shkaktohen nga shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit EasyPay.
Aplikacioni EasyPay dhe shërbimet përkatëse ofrohen “ashtu si janë” dhe në “kufijtë e disponibilitetit”. Përveçse çfarë parashikon ligji në mënyrë të paderogueshme, EasyPay nuk jep garanci të tjera eksplicite ose implicite në lidhje me shërbimet e saj.
Klienti merr përsipër ta mbajë të pacënuar dhe të dëmshpërblejë EasyPay për çdo dëm ose pretendim të ngritur nga të tretët kundrejt EasyPay për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të Klientit.
14. Njoftimet
EasyPay ka të drejtë të dërgojë tek Klienti EasyPay informacion dhe njoftime në lidhje me keto Kushte dhe Afate dhe në lidhje me shërbimet EasyPay të ofruara nga EasyPay dhe të pranuara nga Klienti, perms mesazheve ne aparatin celular, postës elektronike si dhe mjeteve të tjera të komunikimit dhe në adresat që Klienti ka vendosur në dispozicion në momentin e regjistrimit në EasyPay.
Në çdo fushatë promocionale për lançimin e një shërbimi të ri apo ndryshime në shërbime ekzistuese, EasyPay ka të drejtë të dërgojë poste elektronike (e-mail) notifikues tek Klientët EasyPay në lidhje me shërbimet e reja.
Me synim fokusin tek klienti, për herë të parë në Shqipëri, EasyPay ofron shërbime me vlerë të shtuar. Me aprovimin nga klienti, Klienti EasyPay njoftohet në mënyrë periodike për detyrime të papaguara dhe mënyrat e pagesës së tyre.
Nëse Klienti EasyPay nuk dëshiron të marrë mesazhe notifikuese apo promovuese, atëherë Klienti duhet të kontaktojë me EasyPay dhe të parashtrojë kërkesën përkatëse.
Njoftimet nga Klienti EasyPay duhet të dërgohen në adresë: EasyPay Sh.p.k., Rruga “Ismail Qemali”, Objekti Nr.30, Hyrja 7, Kati III, Tiranë ose duke kontaktuar Shërbimin për Klientët EasyPay në numrin 00355 42 264 982 ose sipas ndryshimeve që mund të bëhen të ditura herë pas here.
15. Juridiksioni dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Këto Kushte dhe Afate hartohen dhe janë në përputhje me Legjislacionin shqiptar. Mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin midis Palëve gjatë kohëzgjatjes së kësaj Marrëveshje do të zgjidhen nga gjykata kompetente shqiptare.
EasyPay ka detyrimin të dëgjojë çdo kërkesë nga Klienti në lidhje me zgjidhjen e problemeve që mund të lindin në lidhje me transaksionet dhe llogarinë e tij/ saj, në përputhje me udhëzimin përkatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
16. Shërbimi i Klientit
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose pagesës tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të EasyPay Sh.p.k., ju lutemi të na kontaktoni me e-mail në
[email protected] ose në numrin e suportit të klientit: 00355 42 264 982.
17. Pranimi i Kushteve dhe Afateve nga Klienti
Klienti dhe përdoruesi i Shërbimeve EasyPay i njeh plotësisht Kushtet dhe Afatet e sipër-cituara dhe i pranon ato pa rezerva.
Klienti dhe përdoruesi i Shërbimeve EasyPay pranon se ka lexuar dhe i janë bërë të ditura Kushtet, Afatet dhe Tarifat e Shërbimeve EasyPay, si dhe është njohur me mënyrën e ndryshimit të tyre dhe i pranon ato pa rezerva.
Klienti: Jam njohur me dhe kam pranuar secili prej dhe të gjithë këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme në këtë dokument
Klienti: Në mënyrë të posaçme dhe veçmas, miratoj shprehimisht Nenet 1, 2, 4, 6, 8, 11, 13 dhe 17 të Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme